21 vjet nga rënia heroike e Komandant Jetë Hasani

Prishtinë | 16 Tet 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Sot shënohet përvjetori i 21-të i rënies heroike të Komandantit të njësive të para guerile në Shtime, dëshmorit të Kombit Jetë Hasani.

Jetë Hasani ishte komandanti i njësive të para të UÇK-së në Komunën e Shtimes, ai emrin e trashëgoi nga gjyshi i tij i cili po ashtu ishte vrarë për kauzën kombëtare në luftën e NDSH.

Në momentet më kritike, kur nxënësit e shkollës së mesme “Naim Frashëri” në Shtime u larguan nga godina shkollore , Jetë Hasani me vet iniciativën e tij bleu truallin dhe ndërtoi me vet financim dy shtëpi për ti bërë shkolla që me 3 shtatorë 1995 të filloj mësimi në ato shkolla për gjashtë vite me rradhë.

Ai po ashtu për sigurinë e nxënësve u detyra që ta blinte edhe shtëpinë e një romi që ishte fqinje me shtëpitë shkolla që ishin në pronësi të familjes Hasani. Romi i cili ishte edhe bashkëpunëtorë i pushtuesit serb shkaktonte çdo ditë problem nxënësve dhe profesorëve duke i penguar që të zhvillojnë mësimet. Shtëpinë e blerë nga një rom, Jeta e rrënoi atë dhe e përgatiti për nxënësit një fushë volejbolli.

Si i tillë Jeta tërheqë vëmendjen e ilegales ku, në janar të vitit 1989 anëtarësohet në Organizatën ilegale “KOMITETI KOMBËTAR SHQIPTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE “ Komitet ky që vepronte në ilegalitet të thellë që drejtohej nga Ruzhdi Saramati.

Më 28 nëntor të vitit 1989 u formua njësiti i parë gueril në Komunën e Shtimes “Zjarri–014.” me komandantë Jetë Hasani, po në at koha Jetë Hasani mbante kontakte të vazhdueshme me komandantin legjendar Adem Jasharin.

Të ngjashme