21 vjet nga vrasja e familjes Krasniqi në Fushë Kosovë

Prishtinë | 01 Pri 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Sot bëhen 21 vjet nga vrasja makabre e kryer nga forcat serbe në Fushë Kosovë.

Më 1 prill 1999 u vranë pesë anëtarët e familjes Krasniqi, në mesin e tyre ishte edhe doktori Fatmir Krasniqi.

Poashtu u vranë edhe e bija e tij 13-vjecare Blerta, kurse nga krimi nuk kishin shpëtuar as vëllai i tij, Arbeni si dhe prindërit Hamit e Vezire Knrasniqi.

Këta pesë persona ishin zënë robër nga forcat paramilitare serbe në atë kohë.

Për nder të sakrificës së familjes Krasniqi, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë mban emrin e dëshmorit Dr. Fatmir Krasniqi.

Në përvjetorin e tyre të 21-të, mbesa, doktoreshë Dafina Krasniqi.

“Mungesa e juaj po na vret”, ka shkruar ajo në Facebbok.

Të ngjashme