22 milionë euro u shpenzuan këtë vit për veteranët e rrejshëm

Prishtinë | 23 Gus 2018 | 09:08 | Nga

Nga janari e deri në korrik të këtij viti janë shpenzuar mbi 44 milionë euro për pensionet e veteranëve të UÇK-së, ku nga 170 euro në muaj kanë përfituar 37.771 veta. Nëse vërtetohen pretendimet e ish-prokurorit Elez Blakaj se nga ky numër i përfituesve mbi 19 mijë janë veteranë të rrejshëm, atëherë buxheti i shtetit për shtatë muaj është dëmtuar për rreth 22 milionë euro, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Një kohë të gjatë kishte bashkëpunuar me Prokurorinë e Kosovës për t’i identifikuar veteranët e rrejshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Pavarësisht dëshmive të shumta që ka dhënë gjendja nuk ka ndryshuar fare, por përkundrazi numri i veteranëve është rritur nga muaji në muaj.

Duke u bazuar në të dhënat zyrtare shihet se nga fillimi i këtij viti për pagesat e pensioneve të veteranëve janë shpenzuar më shumë se 44 milionë euro, derisa numri i veteranëve përfitues ka arritur në 37,77.

Ish-kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, tërë përgjegjësinë për fryrjen e listave ia ka hedhur Komisionit Qeveritar derisa vetëm Prokuroria mund t’i pastrojë ato…

Të ngjashme