22 organizata rinore përfitojnë nga mbështetja financiare e MKRS-së

Prishtinë | 19 Kor 2018 | 10:44 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëzet e dy organizata rinore kanë përfituar nga shpallja e fundit e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, për projekte lidhur me edukimin joformal.

Sot është bërë nënshkrimi i kontratave dhe shpërndarja e tyre për organizatat përfituese.

I pari i Ministrisë së Kulturës, Kujtim Gashi tha se ministria është e fokusuar që përfitues të projekteve të jenë organizatat e rinisë, raporton Ekonomia Online.

“Sot bashkë jemi këtu për të nënshkruar kontratat me 22 organizata të shoqërisë civile me qëllim të implementimit të projektit të edukimit joformal”.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që puna dhe përkushtimi ynë të shkojë në disa drejtime, dhe interes i joni është që programin tonë ta implementojmë bashkë me shoqërinë civile. Ajo që është me rëndësi është implementimi i projekteve”.

“Ne jemi të interesuar që projektet që jemi duke i mbështetur financiarisht t’i implementojmë në tërësi dhe përfitues të jenë të rinjtë. Këto projekte kanë disa qëllime, duke filluar nga qëllimi ekonomik, kulturor dhe në aspektin social”.

Vegim Hoti, nga organizata joqeveritare rinore “Upria”, tha se një mbështetje e tillë ndihmon në fuqizimin e këtyre organizatave, raporton EO.

“Faleminderit për mbështetjen nga Ministria e Kulturës që na kanë qëndruar afër në këtë proces. Këtë vit me Ministrinë e Kulturës e kemi shënuar një hap të madh për mbështetjen dhe komunikimin”.

Blerina Ukshini, nga D4D, tha se ky financim është i rëndësishëm për këto organizata.

“Është hera e tretë që kemi mbështetje nga Ministria e Kulturës. Është një hap shumë i mirë për ne, sepse jo shumë shpesh kemi raste të takohemi në takime të tilla”.

Endrit Dibrani, nga organizata Debate Center, tha se zotohen që do t’i përmbushin obligimet e dala nga këto kontrata.

“Ne zotohemi që do ta përmbushim 100% që po na udhëzoni dhe do t’i implementojmë projektet”.

Të ngjashme