22 vjet nga masakra e familjes Berisha në Suharekë, Haradinaj përuron muzeun e bën homazhe

Suharekë | 26 Mar 2021 | 10:10 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mëngjesin e së premtës në 22-vjetorin e masakrës nga forcat serbe ndaj familjes Berisha, ka vendosur kurora lulesh te Lapidari i Martirëve në Suharekë, raporton Ekonomia Online.

Për nderë të kësaj masakre është hapur edhe një muze në qendër të këtij qytetit. Më pas Haradinaj ka bërë homazhe edhe te Kompleksi Memorial i Familjes Berisha dhe në varrezat e Dëshmorëve.

Haradinaj gjatë homazheve ka qenë i shoqëruar nga kreu i kësaj komune, Bali Muharremaj, pronari i kompanisë “Frutex”, Shaqir Palushi si dhe numër i madh i bashkëpunëtorëve dhe familjarë.

22 vjet më parë, forcat serbe, fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 50 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba.

Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.

May be an image of one or more people, people standing and indoor
May be an image of 1 person, standing and outdoors

Të ngjashme