22 vjet të Shërbimit Korrektues, “problemet e trashëguara duan kohë për t’i zgjidhur”

Prishtinë | 06 Dhj 2021 | 11:52 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 22 vjetorin e themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës u tha se kohërat e vështira të tranzicionit kanë përfunduar dhe se është koha ta ketë identitetin e merituar, shkruan EkonomiaOnline.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se Shërbimi Korrektues ishte shndërruar dhe ishte përballur me probleme, interesa politike, duke zbehur imazhin e tij dhe pjesë-pjesë e kanë njollosur.

“Ky mision është fisnik e humanitar.  Problemet që kemi trashëguar nuk mund t’i përfundojmë brenda kohës së shkurtër. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar projektligjet të shërbimit korrektues. Ne kemi shumë punë para vetes dhe bashkërisht do t’i adresojmë problemet qe kemi. Shpreh vullnetin që t’i avancojmë të drejtat e burgosurve”, deklaron Haxhiu.

Në këtë ceremoni, zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, tha se e kanë misioni ngritjen e nivelit më të lartë të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë.

“Si rezultat i punës, shërbimi korrektues ka arritur përparime të dukshme. Për të siguruar në nivel të lartë është fokusuar në nivelin e ngritjes së sigurisë, trajtimin e burgosurve dhe ofrimin e shumë shërbimeve. Shërbimi korrektues ofron akomodim, ngrohje, higjienën personale. Shërbimi Korrektues ka shumë punëtorë profesional. Imazhi i Shërbimit Korrektues është shumë më i mirë”, shprehet Gashi.

Në fund të ceremonisë ministrja Haxhiu ndau mirënjohje për zyrtar të Shërbimit Korrektues, qendra operative e ShKK, Xheneta Jusufi, Aida Aliu, qendra Lipjan Alban Gashi, Nazlie Fejzullahu.

Të ngjashme