23 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 22 Tet 2020 | 08:22 | Nga Ekonomia Online

23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.

Nga spitali bëjnë të ditur se 19 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa gjashtë ta janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 19 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 235 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme