23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë është nipi i artistit të njohur

Prishtinë | 06 Maj 2017 | 11:31 | Nga

I riu që u vra mbrëmë në Mitrovicë me tre plumba, është nipi i ish drejtorit të Galerisë së Arteve, njëkohësisht profesor në njërin nga kolegjet në vend, Fahredin Spahija.

Ky i fundit vrasjen e nipit të tij e ka lajmëruar edhe në rrjetin social Facebook. “Mitrovicë, 06 maj 2017. Njoftoj të gjithë familjarët, miqtë e dashamirët se mbrëmë pabesisht nga dora e ligë, u vra nipi im i dashur Ermal Kamberi”, thuhet në postimin e tij.

23-vjeçari i vrarë mbrëmë në Mitrovicë, Ermal Kamberi ishte menaxher i lokalit ku ndodhi krimi. Kamberi u qëllua me tre plumba, konfirmon zëdhënësi i policisë i rajonit të Mitrovicës.

Image result for fahredin spahija

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme