23 zyrtarë të IPK-së certifikohen nga instruktorë të FBI-së

Prishtinë | 12 Nën 2021 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

23 zyrtarë të IPK-së u certifikuan sot në Prishtinë pas përfundimit të trajnimit për “Menaxhimin e vendit të ngjarjes dhe mbledhjes së dëshmive”.

Ky trajnim u organizua nga Ambasada Amerikane/ICITAP-Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, në bashkëpunim me Byronë Federale të Hetimeve (FBI – Federal Bureau of Investigation).

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave morën pjesë edhe Atasheu i Programit të ICITAP-it pranë Ambasadës Amerikane për Kosovë – Kimberly Riffe dhe Kryeshefi Ekzekutiv i IPK-së Kushtrim Hodaj.

Ky trajnim konsiderohet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të IPK-së, si fushë në të cilën ICITAP-i amerikan po kontribuon në vazhdimësi.

Të ngjashme