230 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Prishtinë | 21 Maj 2022 | 08:44 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë edhe 230 raste aktive me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit bëhet e ditur se janë shënuar 14 raste pozitive, ndërsa janë shëruar 31 pacientë, transmeton Klankosova.tv.

Deri më tani në vend janë administruar 1 milion e 828 mijë e 318 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 902 mijë e 839 njerëz, me dozën e dytë janë vaksinuar 822 mijë e 779 ndërsa me dozën përforcuese 102 mijë e 518.

Të ngjashme