24-vjeçari gjendet i vdekur në banesën e tij në Pejë, Policia jep detaje

Prishtinë | 22 Qer 2022 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Pejë, sot rreth orës 05:30 të mëngjesit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Sot rreth orës 05:30 policia është njoftuar nga familjarët që e kanë gjet viktimën në banesë të shtrirë. Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu dhe emergjenca dhe mjeku kujdestar i cili e ka konstatuar vdekjen e tij. Prokurori i rastit urdhëroi që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet për obduksion. Ndërkaq, rasti cilësohet si ‘hetim i vdekjes’ “, ka thënë ai.

Të ngjashme