24 vjet pa Anton Çettën, Thaçi e përkujton si një njeri të urtë i cili hyri në histori si pajtues i gjaqeve

Prishtinë | 03 Nën 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke kujtuar 24 vjetorin e vdekjes së Anton Çettës, ka thënë se ai hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka shkruar se në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes.

Postimi i Plotë:

Para 24 viteve vdiq albanologu, humanisti i shquar dhe njeriu i urtë Anton Çetta, që hyri në historinë e re të Kosovës si pajtues i gjaqeve dhe mbledhës i thesarit të çmuar të trashëgimisë sonë folklorike.

Në vitet më të rënda të dekadës së fundit të shekullit që shkoi, Anton Çetta dha kontribut të gjerë humanitar dhe kombëtar, duke pajtuar mijëra raste të gjakmarrjes.

Më pas, Kosova shkoi drejt luftës çlirimtare me një plagë socialpsikologjike më pak, falënderuar urtësisë së këtij burri dhe dhjetëra aktivistëve tjerë, që e shoqëruan atë anembanë Kosovës. HTH 

Të ngjashme