242 pacientë nga Covid-19, po trajtohen në ShSKUK

Prishtinë | 01 Tet 2021 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 242 pacientë janë duke marrë  shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19.

Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive,  50 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  12  pacientë

Spitali i Prizrenit, 11 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19  pacientë. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme