26 qytetarë të Gjilanit të konfirmuar me Covid-19 në hospitalizim​

Prishtinë | 24 Shk 2021 | 10:50 | Nga Ekonomia Online

26 qytetarë nga komuna e Gjilanit të konfirmuar me COVID-19 janë të hospitalizuar. Kjo është bërë e ditur pas një takimi të mbajtur të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli u ka bërë apel qytetarëve dhe bizneseve që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, vendosjen e maskës dhe mbajtjen e distancës.

“Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 11560 mostra, 3680 kanë rezultuar pozitivë, 3425 janë shëruar, 110 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 145 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 26 persona dhe 261 mostra në pritje për rezultat”, thuhet në njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme