27 familje në nevojë nga Skenderaj bëhen me mëshqerra

Prishtinë | 09 Tet 2020 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

27 familje në nevojë janë përkrahur me mëshqerra nga Komuna e Skenderajt dhe “Islamic Relief”.

Komuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, kanë bërë shpërndarjen e mëshqerrave barrëse për 27 familje në nevojë si dhe familjeve me jetim, të Komunës së Skenderajt” thuhet në njoftimin e kësaj komune bërë rrjetin social Facebook.

Postimi i plotë:

Komuna e Skenderajt dhe “Islamic Relief”, përkrahin me mëshqerra barrëse 27 familje në nevojëKomuna e Skenderajt, përkatësisht Drejtoria për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën “Islamic Relief”, kanë bërë shpërndarjen e mëshqerrave barrëse për 27 familje në nevojë si dhe familjeve me jetim, të Komunës së Skenderajt.

Gjatë shpërndarjes së këtyre mëshqerrave, i pranishëm tek familjet nevojtare ishte edhe Drejtori i Bujqësisë, Sokoll Sallahu, i cili edhe shprehi falënderime për organizatën për përkrahjen e vazhdueshme që po i ofron qytetit të Skenderajt.Sallahu po ashtu uroi edhe fermerët përfitues, duke shpresuar se përmes kësaj ndihme të dhënë ata do të arrijnë qe të rrisin përftimet e tyre.

“Në emër të komunës falënderoj, organizatën Islamic Relief”, për ndihmën që po na dhuron në vazhdimësi, po ashtu i uroj edhe përfituesit, duke shpresu që kjo ndihmë ka me ju ndihmu që me arrit përfitime me të mëdha prej tyre në të ardhmen”, tha drejtori Sallahu.

Edhe familjet të cilat u pajisen me mëshqerra barrëse, falënderuan komunën, organizatën si dhe Kryetarin Jashari, për ndihmën që po ju ofrohen atyre për përmirësimin e gjendjes ekonomike.

Të ngjashme