28 nëntori pandemik, qytetarët vërshojnë sheshet e kryeqytetit

Prishtinë | 28 Nën 2020 | 15:36 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sot po shënohet festa e 28-të Nëntorit në vendin tonë, raporton Ekonomia Online.

Edhe pse për shkak të pandemisë nuk pati aktivitete të organizuara për nderë të Ditës së Flamurit, qytetarë të shumtë kanë zgjedhur që festën ta kalojnë në sheshet e Prishtinës.

Flamujt kuq e zi valëviteshin gjithandej, plisa të bardhë shkëlqenin në kokat e shumë qytetarëve madje edhe të fëmijëve, interpretohej muzikë tradicionale, besa edhe vallja hidhej.

Kafiteritë u panë të stërmbushura kurse masat e vendosura si preventivë ndaj virusit Corona nuk është se u respektuan.

Në vijim EO jus jell foto nga atmosfera festive:

Lexo më shumë:

Të ngjashme