28 pacientë janë me oksigjenoterapi në Spitalin e Gjakovës

Prishtinë | 15 Gus 2020 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin 24 orësh për pacientët e hospitalizuar.

Aktualisht në Spitalin e Gjakovës, 45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për koronavirus.

Nga kjo shifër, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 pacientë kanë dalë negativ dhe 9 pacientë po presin rezultatet.

Tutje, spitali njofton se 4 pacientë do të testohen, teksa 28 pacientë janë me oksigjenoterapi.

“Dy pacientë janë në CPAP maskë dhe dy të tjerë janë në respiratorë”, njofton spitali.

“COVID-pozitiv aktiv janë: 4 mjekë 15 infermierë dhe 3 nga stafi mbështetës”.

Spitali vijon apelin për respektimin e rekomandimeve të IKSHPK-së. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme