28 të vdekur dhe 489 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit

Prishtinë | 06 Sht 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit në vend nga janë regjistruar 489 raste të reja me Covid-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar edhe 28  viktima.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme