Një nënë nga Laçi ka bërë kallëzim se vajza S.LL., vjeç 28, banuese në Laç, është larguar nga banesa me ish të fejuarin, shtetasin SH.C, nga fshati Lashticë, Gjilan, Kosovë.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim. Nuk ka informacione për vendndodhjen e çiftit. Policia po punon në zbardhjen e rastit.