29 vjeçari arrestohet pasi kanosi ish-gruan e tij në Ferizaj

Prishtinë | 24 Qer 2022 | 09:10 | Nga Ekonomia Online

Një 29 vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi kishte kanosur ish-bashkëshorten e tij 25 vjeçare.

Policia njofton se personi me iniciale A.B pas një grindjeje ka kanosur ish-gruan e tij me iniciale R.B, transmeton Klankosova.tv.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga ana e policisë , Sektori i Dhunës në Familje, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Kanosje’’.

Të ngjashme