30 ditë paraburgim ndaj 11 personave për kontrabandim me migrantë

Prishtinë | 29 Sht 2021 | 08:55 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda u ka caktuar 30 ditë paraburgim 11 të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “kontrabandimi me migrantë dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Tridhjetë paraburgim do t’i llogaritet prej kohës së arrestimit 27.09.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 27.10.2021, ndaj të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., S.J., S.G., A.H., S.M., M.R., (shtetas i Sirisë), për shkak të dyshimit se ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të  paautorizuar të armëve, H.H., (shtetas i Irakut), S.R., (shtetas i Palestinës) dhe A.B., (shtetas i Algjerisë).

“Nga muaji qershor në vazhdimësi deri në shtator 2021, në cilësinë e bashkëkryerësve, të pandehurit, merren me kontrabandë të migrantëve me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, në atë mënyrë që pas marrëveshjes paraprake në mes tyre, të pandehurit S.G., A.H., S.M., M.R., H.H., S.R., dhe A.B., (shtetas të Algjerisë, Sirisë Irakut dhe Palestinës) grupet e organizuara të migrantve i kanë marrë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke i drejtuar të njëjtit, i fusin në territorin e Republikës së Kosovës, jashtë vijës kufitare Morinë – Vërmicë.

Me të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës migrantët i kanë pritur të pandehurit B.Sh., R.F.,, M.V., dhe S.J., (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët duke përdorë automjetet e ndryshme, transportojnë secilën herë nga 25 deri 30, migrantë sirian dhe të shteteve tjera aziatike të cilët në mënyrë ilegale i kishin futur në Kosovë, të njëjtit i kanë vendosur në një Hotel, nga ku i kanë transportuar në afërsi të pikës kufitare të Jarinjes dhe për këtë shërbim nga secili prej tyre marrin një shumë të caktuar të të hollave, ndërsa me datë 27 shtator 2021 gjatë kontrollit të Hotelit janë hasur 92 migrantë, e duke u transportuar janë hasur mbi 30 migrantë”, thuhet në njoftim.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, dhe mënyrat dhe rrethanat e kryerjes së kësaj vepre penale ku të pandehurit në bashkëkryerje kanë organizuar në vazhdimësi kontrabandimin e migrantëve të huaj, si dhe sjelljen e mëparshme të të pandehurve B.Sh., R.I., M.V., dhe S.J. (shtetas të Republikës së Kosovës), të cilët janë kryerës të regjistruar edhe të veprave tjera penale e që lidhen kryesisht me vepra që kanë për qëllim përfitimin e dobisë pasurore.

Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurit është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm, se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm dhe i shërben efikasitetit të procedurës penale si dhe ka për qëllim pengimin e ikjes së të pandehurve e sidomos shtetaseve të huaj të pandehur, pengimin e dëmtimit të provave si evitimin e rrezikut të përsëritjes edhe të ndonjë vepre tjetër penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme