30 policë nga Fushë Kosova dhurojnë gjak në mënyrë vullnetare

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

30 zyrtarë policor nga Fushë Kosova iu janë drejtuar Qendrës së Transfuzionit të Gjakut, për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për medie e PK-së.

“Ky organizim i realizuar përmes Drejtorisë së Shërbimeve Shëndetësore të Policisë së Kosovës, dëshmon se edhe në këtë situatë pandemie zyrtarët policor janë të gatshëm të mbështesin fushatën e dhurimit vullnetar të gjakut, për t’iu dalë në ndihmë atyre që kanë nevojë. Policia e Kosovës dhe pjesëtarët e saj, si gjithmonë në shërbim të qytetarëve, përmes aktit human të dhurimit të gjakut i cili shpëton jetë njerëzish, po tregon përkushtimin dhe angazhimin e pakursyer ndaj qytetarëve dhe vendit”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës (PK), me 30 (tridhjetë) zyrtarët policor nga Fushë Kosova dhuruan gjak në mënyrë vullnetarePrishtinë…

Gepostet von Kosovo Police am Freitag, 15. Mai 2020

Të ngjashme