30 vjeçari sulmoi seksualisht të miturën 13 vjeçare në Ferizaj, arrestohet

Prishtinë | 20 Kor 2022 | 16:12 | Nga Ekonomia Online

Një person ka sulmuar seksualisht një të mitur 13 vjeçare në Ferizaj.

I dyshuari më pas kishte ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka arritur të identifikoj dhe arrestoj personin e dyshuar me inicialet T.D i moshës 30 vjeçar, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Sulm seksual”.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme. 

Të ngjashme