300 qytetarë të kësaj komune heqin dorë nga nënshtetësia e Kosovës

Prishtinë | 10 Jan 2018 | 13:22 | Nga

Ikja e të rinjve nga vendlindja drejtë rrugëve të perëndimit për një jetë më të mirë, vazhdon të mbetet temë aktuale në Kosovë.

Ditë më parë u raportua se shumë qytetarë të Pejës kanë hequr dorë nga nënshtetësia kosovare, derisa një fenomen i tillë po ndodh edhe në Prizren.

Pranë sporteleve në administratën komunale presin shumë qytetarë, ndërsa ata që bien në sy anë kryesisht të rinj. Disa që nuk dëshirojnë të flasin për media thonë shkurt se “dëshirojnë t’i gjejnë qare vetës pasi që papunësia është fenomen në rritje”, raporton “Radio Kosova”.

Ndërsa disa të tjerë që edhe janë të vendosur të heqin dorë nga shtetësia thonë se po e bëjnë për ta siguruar jetën në shtetet perëndimore, përcjell albinfo.ch.

Statistikat e gjendjes civile në komunën e Prizrenit bëjnë me dije se afër 300 kërkesa për heqje dorë nga shtetësia janë evidentuar vitin që shkoi.

Gjatë vitit 2016, ishte dhënë një sinjal për situatë alarmante sa i përket numrit të qytetarëve të cilët kishin kërkuar lirim nga shtetësia e Kosovës, që ishte 325, e që i bie se për vitin 2017 numri është zvogëluar për 25 kërkesa. Ndërsa për vitin 2016 numri i aplikantëve për pajisje me dokumente të shtetësisë së Kosovës ishte 14, ndërsa për vitin 2017 është rritur për 28 persona.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme