31 vite nga falja e gjaqeve te Verrat e Llukës, Haradinaj: Vepra e tyre do të jetoj me ne

Deçan | 01 Maj 2021 | 13:27 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se veprat e kontribuuesve për faljen e gjaqeve do të jetojnë përgjithmonë në kujtesën e shqiptarëve. Tutje ai tha se nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB dhe NATO, duhet të bashkohemi me Shqipërinë, raporton Ekonomia Online.

Në manifestimin qendror për shënimin e 31-vjetorit të tubimit gjithëpopullor për faljen e gjaqeve në Verrat e Llukës në Deçan, Haradinaj tha se është i nderuar me historinë e Kosovës.

“I nderuar që kombi im e ka vazhduar këtë rrugë të lavdishme. Të gjitha lëvizjet për liri e çlirim të  gjithë brezave e kanë kuptua rëndësinë e pajtimit ndër shqiptar. Vepra e tyre është e madhe dhe e përjetshme. Në ato kohë të okupimit gjetën mënyrën që me falë gjaqe, plagë e mospajtesa. Ne si shqiptar në vetëdijen tonë i dimë dhe i ndjejmë të gjitha kontributet e paraardhësve tanë si ai i profesor Anton Çettës. Vepra e tyre do të jetoj me të gjithë ne. Në zemër jam ai që falë dhe si familje kam falë dhe i kuptojë të gjithë që kanë falë e ata që s’kanë falë i thërras të falin vetën e kombin tonë”.

“Edhe sot prijësit fetar ndihmojnë për pajtim mes familjeve. Ashtu si ne me vëlla vrasje rrezikojmë njëri tjetrin edhe popujt rrezikojnë njëri-tjetrin. Mos të harrojmë që vlerat e krijuara duhet të mbrohen. Liria jonë duhet të mbrohet”

“Ne jemi të vetëdijshëm për rrethanat gjeopolitke dhe me respekt të tyre ne jemi duke ndjekur rrugën për në BE e në NATO. Nëse i pamundësohet Kosovës anëtarësimi në OKB, anëtarësimi në NATO ne duhet të bashkohemi me Shqipërinë “.

Ndërsa kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, tha se është një ditë madhështore për të nderuar historinë e popullit shqiptar.

“Çdo komb gjatë rrugëtimit tij i ka gjestet më të mëdha historike, ka përcaktimet që e bëjnë një ngjarje madhështore dhe kjo është nga ngjarjet më madhështore për ne”.

“Nder e respekt për të gjithë ata që kanë kontribua që Verra e Llukës me ndodhë”.

Profesor Hilmi Muçaj, tha se kanë marrë pjesë gjysmë milioni shqiptarë në Kuvendin e Verrave të Llukës.

“Një gjysmë milionë njerëz te Kuvendi i Verrave të Llukës ka paraprirë edhe shume kuvende tjera. Në vitin 1990 kanë marrë pjesë gjysmë milioni shqiptarë kurse gazetar Bujku thotë që kanë qenë 500 mijë. Shumë njerëz po mundohen që çështjet tilla me rëndësi tua veshin vetës e të thonë që ne i kemi bërë. U falem 111 gjaqet”, u shpreh ai.

Në anën tjetër, Havë Shala pjesëmarrëse në faljen e gjaqeve, tha se ndjehet krenare sa herë dëgjon emrin “Verrat e Llukës”

“Ju garantoj që ndjenja e parë që me zgjon emri Verrat e Llukës është krenaria për ata burra që patën guxim të falim gjaqet. Ata që falen gjaqet janë gjeneralët moral të këtij vendi”.

No description available.
Lexo më shumë:

Të ngjashme