348 pjesëtarë të Policisë janë infektuar me Coronavirus, dy prej tyre kanë vdekur

Prishtinë | 06 Gus 2020 | 12:46 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës, që nga përhapja e pandemisë, bashkë me doktorët kanë qenë në vijën e parë të “fronit”.

Kontaktet e policëve më shumë qytetarë e zyrtarë shtetërorë, në zbatim të masave të menaxhimit të pandemisë, ka bërë që një numër i madh i tyre të infektohen me COVID-19, e ka pasur prej tyre që edhe kanë humbur jetën.

Drejtori i Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se që nga fillimi i pandemisë, se mbi 300 pjesëtarë të policisë janë të prekur nga Coronavirusi.

“Pa dyshim që edhe Policia e Kosovës si të gjithë qytetarët tjerë nuk është imune ndaj pandemisë, duke pasur parasysh që pas mjekëve policia në baza ditore ka qenë në frontin e parë në shërbim të qytetarëve, me kontakte të shumta, andaj kemi pasur edhe pjesëtarë të policisë të infektuar”.

“Gjithsej kemi pasur 348 zyrtarë të infektuar 146 janë shëruar dhe fatkeqësisht kemi  2 të vdekur. Aktualisht janë 200 pjesëtarë aktivë me COVID-19, 9 janë duke u trajtuar në spital, 191 janë në shtëpi”, është shprehur ai.

Ahmeti ka thënë se që nga filmi i përhapjes së pandemisë, policia ka qenë e angazhuar me kapacitetet të plota.

Aktualisht sipas tij, janë të angazhuar 4 mijë pjesëtarë të policisë për të zbatuar planin e Qeverisë.

“Pas vendimit të fundit të Qeverisë, Policia e Kosovës ka angazhuar kapacitete të plota, kemi angazhuar mbi 4 mijë polic në një orar prej 12 orësh që janë të angazhuar ekskluzivisht në implementim  të vendimit të Qeverisë në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, ndërsa pjesa tjetër pa i llogaritur policinë kufitare që kryejnë detyrat e tyre të rregullta, e që edhe ata në një mënyrë apo tjetër angazhohen në implementim të planit për zbatimin e masave”, ka thënë ai, raporton EO.

Sipas tij, plani për menaxhimin e pandemisë, po zbatohet në tërë territorin e Kosovës, përfshirë edhe në komunat veriore të vendit.

“Policia e Kosovës operon së një organizatë e vetme  në tërë territorin e Kosovës , edhe në komunat veriore të Kosovës zbatohet plani jonë operativë dhe respektohen vendimet e Qeverisë së Kosovës pa asnjë përjashtim”, është shprehur drejtori i operacioneve.

Ahmeti ka treguar se Policia e Kosovës është duke kryer të gjitha punët tjera që janë në kompetencë të saj.

Të ngjashme