350 të vdekur për tri vjet në aksidente, Auditori kritikon organet përgjegjëse për mospunë

Prishtinë | 24 Dhj 2019 | 11:25 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zyra Kombëtare e Auditimit ka prezantuar raportin e auditimit të performancës “Siguria në trafikun rrugor”, në të cilin thuhet se siguria në trafik vazhdon të mbetet ndër problemet kryesore për institucionet e vendit dhe shoqërinë në përgjithësi, raporton Ekonomia Online.

Sipas këtij raporti në vitin 2010, numri i personave të vdekur në vend ishte 175, që ka vazhduar me rënie deri në fund të vitit 2016.

Në vitin 2017 është shënuar rritje e theksuar e numrit të personave të vdekur në trafikun rrugor nga 110 në vitin 2016 në 137 persona.

Referuar kësaj, siguria në trafikun rrugor në vend vazhdon të jetë e ultë. Marrë parasysh rëndësinë e sigurisë̈ në trafikun rrugor, Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin e performancës “Siguria në Trafikun Rrugor”.

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, tha se tha se publikimi i këtij raporti është që t’i ndihmojnë institucionet që ta përmirësojnë aktivitin e tyre dhe jo të vlerësojnë punën e tyre.

 “ Qëllimi i këtij raporti ka për qëllim të ndihmojë këto institucione ta përmirësojnë aktivitetin e tyre. Kemi 350 jetë të humbura gjatë këtyre 3 vjetëve, 23 mijë aksidente dhe mbi 45 mijë të lënduar. Është interes publik që dhe ZKA ta luaj rolin e vet dhe duke kryer këtë auditim të ndihmojë institucionet  përgjegjëse ta përmirësojnë situatën”, tha Osmani.

Sipas tij, është përgjegjësi dhe obligim i Ministrisë dhe Komunës që të ofrojnë rrugë të sigurta.

“Sot kur flasim për sigurinë në trafik kuptojmë që Policia e Kosovës duhet me siguri respektimin e rregullave në komunikacion. Ministria dhe Komunat e kanë përgjegjësi dhe obligim të na ofrojnë rrugë të sigurta . Shqetësuese se kemi një lloj moskoordinimi të akterëve. Statistikat na tregojnë që ne ende nuk kemi ikur nga vrima e zezë ku humbin jetën të dashurit tonë”, u shpreh  Osmani, raporton EO.

Ndihmës Auditori i Përgjithshëm, Vlora Spanca, tha se sipas raporteve hulumtuese siguria në trafikun rrugor mbetet një nga problemet kryesore në shoqëri.

“Sipas raporteve hulumtuese siguria në trafik mbetet një nga problemet kryesore në shoqërinë tonë. Edhe sipas statistikave e të Policisë së Kosovës në 2017 kemi një rritje drastike krahasim me 2016 ku nga 110 persona të vdekur në trafikun rrugor ky numër ishte rritur ne 137. Nuk është se kishte një zvogëlim në vitin 2018, 129 të vdekur në trafikun rrugor”, tha ajo.

Sipas saj, organet përgjegjësi nuk po bëjnë sa duhet për të rritur sigurinë në trafik.

“Së pari, mbulimi i rrugëve me kontroll policore në trafikun rrugor në rajonin e Prishtinës është i mangët. Kontrollet policore nuk orientohen sipas nevojave apo rreziqeve. Kontrollet nuk inspektohen/mbikëqyjren rregullisht nga Divizioni i Komunikacionit Rrugor dhe Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor–Prishtinë. Sistemi Informativ i Policisë̈ së Kosovës karakterizohet me të dhëna jo të plota dhe të sakta sa i përket analizimit dhe identifikimit të shkaktarëve dhe faktorë̈ve të aksidenteve në trafikun rrugor. Së dyti, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk ka arritur të implementojë kriteret e rëndësishme të sigurisë̈ rrugore siç̧ janë ‘Auditimi i Sigurisë̈ Rrugore për ndërtimin e rrugëve të reja dhe Inspektimi i Sigurisë̈ Rrugore’ për rrugë aktuale”, tha ajo.

Ajo shpalosi rekomandimet për Qeverinë.

“Të ndërmarrë veprime urgjente për rritjen e sigurisë̈ në trafikun rrugor duke zhvilluar dhe zbatuar një program efektiv dhe afatgjatë. Përmes, Këshilllit për Siguri në Trafikun Rrugor duhet të koordinojë të gjitha aktivitetet në nivel nacional për të siguruar se institucionet përgjegjëse angazhohen në përmirësimin e sigurisë̈ në trafikun rrugor. Me theks të veç̧antë, të sigurojë se Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit si dhe Policia e Kosovës identifikojnë̈ vendet e rrezikshme (pikat e zeza) në rrugë me qëllim që të mundësojnë orientimin e kontrolleve policore në vendin e duhur si preventivë ndaj aksidenteve”, tha ajo, raporton EO.

Udhëheqësi i Departamentit të Auditimit të Performancës dhe Teknologjisë Informative, Samir Zymberi, tregoi se periudha e auditimit ka përfshirë vitin 2016, 2017 dhe 2018.

Zymberi tha se objektivë e këtij auditimit ka qenë që institucionet përgjegjëse, Ministria e Infrastrukturës, Policia e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës të bëjnë përpjekjet e duhura për të ofruar siguri në trafikun rrugor.

“Rezultatet tregojnë se siguria mbetet ende një sfidë dhe kërkon veprime të menjëhershme. Kemi dhënë 24 rekomandime individuale prej tyre 8 për policinë 10 për Ministrinë e Infrastrukturës dhe 6 për Komunën”, tha ai, raporton EO.

Të ngjashme