352 mijë ndërtime pa leje, fillon fushata “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”

Prishtinë | 05 Sht 2019 | 10:09 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është mbajtur ceremonia e hapjes zyrtare të fushatës së legalizimit të ndërtimeve pa leje me moton “Legalizo Ndërtimin, mos e humb mundësinë”, raporton Ekonomia Online.

Ministri në detyrë i MMPH-së, Fatmir Matoshi, tha se janë hartuar 5 udhëzime administrative që do ta bëjnë Ligjin për legalizim më të zbatueshëm.

“Pas një pune të mirë të kryer sot po fillojmë fushatën promovuese për trajnimin e ndërtimeve pa leje pas miratimit të ligjit kemi hartua 5 udhëzime administrative dhe që e bëjnë ligjin më të zbatueshme”, tha Matoshi.

“352 mijë ndërtime pa leje në këtë proces tani do të trajtohen do të aplikohen taksa më të lira“, shtoi ai.

Ai ftoi gjithë kryetarët e komunave që ta mbështetin metë fushatë dhe qytetarët t’i legalizojnë ndërtimet e tyre.

“Ju ftoj që gjithë këtë fushatë ta mbështetmi në gjithë Kosovën që t’i krijojmë kushte dhe hapësirë në mënyrë që t’i legalizojnë ndërtimet”, tha Matoshi.

Udhëheqësi i departamentit për Planifikim Hapësinor, ndërtim dhe banim, Servet Spahiu, ka njoftuar për mënyrën e aplikimit për legalizimin e ndërtimeve.

Ai tha se duhet të ketë vullnet politik në dhe të legalizimi të bëhet prioritet nacional.

“Legalizimi është proces kompleks dhe për të pas sukses të plotë duhet të trajtohet me priorittet nacional, duhet me pas veprime direkte. Për të arrit sukses duhet me pas bashkëpunim të mirë me me ministri të linjes, agjencitë etj”, tha Spahiu.

Të ngjashme