362 pejanë hoqën dorë nga shtetësia brenda 2017-s

Prishtinë | 05 Jan 2018 | 08:29 | Nga

Numri i qytetarëve të komunës së Pejës që jetojnë në shtetet e jashtme dhe që po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës ka shënuar rritje vitin e kaluar. Për dallim nga viti 2016, ky numër është dyfishuar. Shefi i Ofiqarisë në Pejë, Shefqet Thaqi, tregoi për KD-në se gjatë vitin 2017 kanë aplikuar 362 mërgimtarë që të lirohen nga shtetësia e Kosovës.

Vetëm 22 veta kanë aplikuar për të fituar shtetësinë e Kosovës, prej të cilëve vetëm dy janë që kanë aplikuar për rifitim të shtetësisë, derisa të tjerët kanë qenë bashkëshortë të shteteve të huaja që kanë lidhur kurorë me shtetas tanë, shkruan sot Koha Ditore.

“Trendi i rritjes së lirimit nga shtetësia po vazhdon në Pejë dhe kjo rritje është shumë shqetësuese dhe alarmante për neve si shoqëri”, thotë Thaqi. Disa e bëjnë me vetë dëshirë për interes të perspektivës së tyre jetësore, kushtet ekonomike, siguria e gjithashtu edhe nga kushtëzimet e shteteve ku jetojnë për përcaktimin për njërën shtetësi..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme