366 raste aktive me Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 30 Kor 2021 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Rastet aktive me Covid-19 në Kosovë shënojnë rritje ditët e fundit. Në nivel vendi tashmë janë aktive 366 raste.

“Nga 2.941 testime, 70 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19”, thuhet në njoftimin e sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndërsa në 24 orët e fundit janë dhënë 12.832 doza të vaksinës kundër Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 413.078 doza të vaksinës.

Deri më sot 137.445 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Të ngjashme