38 vjeçari ia drejton armën 14 vjeçarit në Ferizaj, arrestohet

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:08 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person me inicialet G.H., 38-vjeçar, pasi i njëjti ishte duke e sulmuar një 14-vjeçar me iniciale A.S.

Sipas njoftimit, policët hetues dhe të rendit kanë arritur në ngjarje derisa ishte në proces ku falë reagimit është shmangur rreziku i drejtpërdrejt pasi 38-vjeçari e kishte të drejtuar armën drejt 14-vjeçarit.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës dhe kanosje’’”, thuhet në komunikatën e policisë.

Tutje, bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë, një karikator me katër fishekë dhe një mjet i mprehtë (dara).

Të ngjashme