38 vullnetarë të rinj amerikanë, nisin misionin në Kosovë, habiten me mikpritjen

Prishtinë | 07 Gus 2019 | 11:34 | Nga Nexhmie Hyseni Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është bërë betimi solemn i shërbimit për 38 vullnetarë të rinj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. Në këtë ngjarje  prezent ishte edhe ambasadori i ShBA-së, Philip Kosnett, raporton EkonomiaOnline.

Ai në një fjalë rasti tha se është kënaqësi të punosh në grupin e Korpusit të Paqes dhe se këtë e kanë fituar me mund vullnetaret.

Kosnett tutje para vullnetarëve ka thënë se pavarësisht se Kosovës i mungon bregdeti, malet janë ato që e bëjnë këtë vend të mrekullueshëm.

“Falënderoj familjet kosovare, stafin nga Ministria e Arsimit, Ministria e Pushtetit Lokal që vullnetarët të jenë si në shtëpinë e tyre. Të punosh në korpusin e paqes është njëra ndër kënaqësitë më të mëdha. Vullnetarët tanë të ri keni punuar me shumë mund të kualifikuar me këtë program. Si diplomat me karrierë e respektojë punën që bëjnë vullnetarët. Ju kërkoj falje që s’ka program bregdetarë këtu por malet janë të mrekullueshme”, ka përfunduar Kosnett.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi tha se shteti i Kosovës, është përherë mirënjohës ndaj ShBA-së, për kontributin e dhënë për popullin e saj.

“Programi juaj në bazë vullnetare mbështetur nga ShBA-ja që marrin informacion për traditën amerikane, tashmë ka vend edhe në vendin tonë për çka ju jemi mirënjohës. Ne jemi shtet i ri dhe rrethanat kanë sjell një vend në dorëheqje, por jemi mirënjohës për punën e ShBA-së në vend. Ju jeni miqtë tanë dhe ju jemi shumë mirënjohës, besoj se këtë mirënjohje ndaj Amerikës më së shumti e keni ndjerë ju vullnetarë në familjet kosovare”, ka përfunduar Bytyqi.

 Rozafa Ukëimeraj sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Pushtetit Lokal, tha se bashkëpunimi me Korpusin e Paqes është mundësi unike për Kosovën e sidomos për komunat.

 “Është kënaqësi të u uroj mirëseardhje grupit të ri të Korpusit të Paqes në një ngjarje kaq të mire. Bashkëpunimi me Korpusin e Paqes është mundësi unike për Kosovën e sidomos për komunat. Diversiteti etnik, gjuhësor janë vlera të komunave tona andaj puna e vullnetarëve do të japin edhe një vlerë tjetër”, ka thënë ajo.

Mehrije Nagavci Menaxherja e Trajnimeve, u shpreh falënderuese ndaj vullnetarëve të Korpusit të Paqes për punën që po bëjnë.

“Ky sukses nuk do ishte i mundur pa mbështetjen e familjeve në Kosovë. Jam mirënjohëse për punën që po bëni në komunitete, shkolla për ndihmën qe u jepni kolegëve dhe respektin që u jepni qytetarëve të Kosovës, ka përfunduar ajo.

Drejtoresha e programit të trajnimeve, Karen Scheuerer tha se Korpusi i Paqes në Kosovë është mundësi për përvoja të reja.

Ajo pati edhe këshilla për vullnetarët e kësaj organizate.

“Unë kam disa këshilla për ju Bëhuni zemërgjerë me komunitet, familjet studentët tuaja kushtoni vëmendjen tuaj, kur dilni jashtë zonave tuaja ju bëni gabime ju inkurajoj ta falni vetën. Ofrohuni kësaj përvojë me përulje. Sot po festojmë përmbylljen e 10 javëve në mësimin në gjuhë, ne po betohemi dhe besojmë se do të plotësoni pritjet e Korpusit të Paqes” ka përfunduar ajo.

Drejtoresha e Korpusit të Paqes, Darlene Grant, tha se vullnetarët janë të përgatitur të ballafaqohen me sfidat që i presin.

“Jemi këtu për të parë duke marr betimin e 38 ambasadorëve vullnetarë që janë larg familjes së tyre, këta janë të përgatitur të ballafaqohen me sfida. Ju po kontribuoni këtu për të bërë Kosovën një vend të mirë. Njerëzit vendor ku ju do të punoni do të shohin më shumë për veten gjatë këtij procesi”, tha ajo.

Studentja Julia Herre, tha se Kosova ka potencial dhe është e bukur.

“Ne dolëm shumë kurioz nga aeroporti pa e ditur morëm pak ajër të pastër dhe menduam ku e kemi futur vetën. Ne e shohim Kosovën të bukur inspiruese dhe me shumë potencial”, tha ajo.

Korpusi i Paqes është Mision zyrtar në zhvillim shoqëror dhe  ekonomik  jashtë vendit përmes asistencës teknikës. Vullnetarët shërbejnë për 24 muaj pa rrogë duke jetuar me familjet vendore.

Të ngjashme