4 000 kosovarë në mëngjes hyjnë në Shqipëri

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 09:33 | Nga Ekonomia Online

Radhë kilometrike ka pasur në orët e para të mëngjesit të sotëm në pikën kufitare të Morinës.

Kosovarët do t’i shfrytëzojnë edhe ditët e fundit me diell të këtij sezoni veror, ndaj në fundjavë ka më shumë fluks për të ardhur në bregdetin shqiptar.

Fax News i bën njofton se rreth 4.000 shtetas janë futur në Shqipëri vetëm për 2 orët e para të mëngjesit, nga 05:00 deri në 07:00.

Policia kufitare e Morinës po punon me të gjitha kapacitet e mundshme, aktualisht situata duket e qetë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme