4 218 raste aktive me Coronavirus, vazhdon procesi i vaksinimit

Prishtinë | 20 Maj 2021 | 08:37 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 107.065 raste nga 579.663 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.235 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.612 raste, kurse numri i rasteve aktive është 4.218.

Në vend po vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19.

Që nga nisja e procesit të vaksinimit e deri më tani në Kosovë janë mbi 51 mijë persona që tashmë kanë marrë vaksinë kundër COVID-19.

Procesi i vaksinimit është duke vazhduar ende dhe paralelisht me grupmoshat mbi 65-vjeç po vaksinohen edhe profesionistët shëndetësor. 

Të ngjashme