4 raste të reja me Covid-19 për 24 orë

Prishtinë | 23 Dhj 2021 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar anjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 4 raste të reja të infektuara me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

23 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.006 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.661.024 doza të vaksinës.

Deri më sot 779.012 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.983 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.988.                        

Në total numri i rasteve aktive është 321.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Të ngjashme