40 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, tetë në gjendje të rëndë

Prishtinë | 06 Nën 2020 | 08:50 | Nga Ekonomia Online

40 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. 29 prej tyre janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi, ndërsa tetë nga ta janë në gjendje më të rëndë. Kështu bëjnë të ditur nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 229 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësore dhe nga këta, 24 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme