40-vjeçari kanos komisioneren – ndërhyn policia

Prishtinë | 14 Shk 2021 | 17:56 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme policia ka pranuar një informatë për një rast kanosjeje ndaj një zyrtareje (komisionere), në qendrën e votimit në shkollën e mesme “Ulpiana” në Lipjan.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, me ç’rast ka arrestuar një person 40-vjeç, ndaj të cilit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh.

“Ndaj të dyshuarit F. Sh mashkull, 40 vjeç, pas, trajtimit të rrethanave të rastit policia ka shqiptuar masën e arrestit dhe me rekomandimin e prokurorit të shtetit i njejti dërgohet në mbajtje prej 48 orësh”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme