41 familje në Kosovë kanë marrë ndihmë juridike falas

Prishtinë | 07 Sht 2020 | 12:22 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Java e Ndihmës Juridike është hapur me një aktivitet vetëdijesues nga studentë të juridikut, raporton Ekonomia Online.

Ndihmë falas do tu mundësohet të gjithë qytetarët që nuk kanë mundësi të paguajnë avokat, e sidomos viktimat e dhunës dhe personat e margjinalizuar.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, tha se 41 familje kanë marrë ndihmë juridike falas nga kjo agjenci.

“E rëndësishme është për ato 41 mijë familje që kanë marrë përkrahje nga ju. Të gjithë jemi dëshmitarë për problemet e tyre dhe jo të gjithë kanë mundësi që të paguajnë avokat është e domosdoshme që ta kemi një agjenci për ndihën juridike falas”.

“Dua ta vë në pah rolin e këtij agjencioni sepse ka dhënë kontribut në shumë komuna të Kosovës, do ta kenë përkrahjen time”.

Anita Alaj-Kalanderi, drejtoreshë e Agjencisë për ndihmë juridike falas, tha se ka shënuar rritje numri i qytetarëve që kanë pasur qasje në shërbimet e tyre për 64%, raporton EO.

“Qasja në drejtësi është kriter i rëndësishëm dhe një shtyllë themelore e shoqërisë sonë. Andaj ne si institucion përgjegjës kemi bërë përparime të mëdha në mënyrë që të jemi në krye të përmbushjes së këtij obligimi kushtetues”.

“… kemi shënuar rritje të numrit të qytetarëve që kanë pasur qasje në shërbimet e ndihmës juridike falas me rreth 64 për qind”, tha ajo.

Osmani e Alaj-Kalanderi vazhduan në sheshet e Prishtinës për t’iu treguar qytetarëve misionin që e ka kjo agjenci e cila ofron ndihma juridike falas.

Të ngjashme