42 të vdekur në 37 aksidente me fatalitet në pesë muajt e parë të 2021-ës

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

42 persona kanë humbur jetën në aksidente trafiku që kanë ndodhur në periudhën janar-maj të vitit 2021.

Kaq persona kanë humbur jetën në 37 aksidente që kanë ndodhur për këtë periudhë.

Në një përgjigje për Klankosova.tv, nga Zyra për Media e Policisë së Kosovë kanë konfirmuar se në pesë muajt e parë të vitit janë lënduar pesë mijë e 419 persona në dy mijë e 753 ‘aksidente trafiku me lëndime’.

Po ashtu konfirmohet se gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 167 mijë e 304 tiketa në trafik.

“Veç aktiviteteve policore në këtë aspekt, Policia e Kosovës në vazhdimësi APELON të të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’iu përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike”.

“Policia e Kosovës, për të gjithë ata pjesëmarrës në trafik, e në veçanti për drejtuesit e automjeteve të cilët bëjnë shkelje të ligjeve e rregullave të trafikut, nuk do të bëjë asnjë tolerim, do të ndërmarrë masa ndëshkuese sipas ligjeve në fuqi”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme