460 qenë endacakë vriten me leje të Agjencisë së Veterinës

Klinë | 13 Kor 2016 | 08:57 | Nga

Komuna e Klinës ka zhvilluar gjatë javëve të kaluara një aksion për eliminimin fizik të qenve endacakë në tërë territorin e saj.

Gjatë këtij aksioni të lejuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës (AUV) janë vrarë qindra qen, me arsyetimin se kishin paraqitur rrezikshmëri për njerëz, megjithëse zyrtarisht asnjë rast i kafshimit të njerëzve nga qentë nuk është regjistruar.

Vrasjen e qenve e konfirmon edhe Gjokë Lleshaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Klinë. Sipas tij, aksioni për eliminimin e qenve është bërë me tender dhe me rregulla.

“Komunës ky aksion i ka kushtuar 9 200 euro dhe gjatë këtij aksioni janë vrarë 460 qenë endacakë. Lejen për vrasjen e tyre e kemi marrë nga Agjencia e Veterinës”, thotë Lleshaj./KD/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme