466 pacientë të hospitalizuar në klinikat Covid dhe spitalet rajonale në Kosovë, 18 në gjendje të rëndë

Prishtinë | 17 Gus 2021 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se sot në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 466 pacientë.

Sipas ShSKUK-së, 392 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me koronavirus.

18 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa 349 pacientë janë me oksigjeno-terapi.

Njoftimi i plotë:

17 gusht 2021, raport ditor nga ShSKUK, lidhur me rastet e spitalizuara me Covid-19

466 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

392 të konfirmuar Covid-19 pozitivë

349 me oksigjeno-terapi

18 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 181 pacientë të shtrirë, 126 prej tyre Covid-19 pozitivë, 146 me oksigjeno-terapi

– Klinika Infektive, 113 pacientë

– Klinika e Pulmologjisë, 35 pacientë

– Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

– Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 20 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 285 pacientë, 266 prej tyre Covid-19 pozitivë, 203 me oksigjeno-terapi.

– Spitali i Prizrenit, 61 pacientë

– Spitali i Gjakovës, 53 pacientë

– Spitali i Pejës, 51 pacientë

– Spitali i Gjilanit, 64 pacientë

– Spitali i Mitrovicës, 14 pacientë

– Spitali i Vushtrrisë, 8 pacientë

– Spitali i Ferizajt, 34 pacientë

Të ngjashme