48 ankesa në Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, presin sqarime nga KQZ-ja

Prishtinë | 29 Sht 2019 | 08:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale se aktualisht janë deponuar 48 ankesa.  Drejtori i përgjithshëm i këtij institucioni, Bujar Sadiku, në një intervistë për Ekonomia Online thotë se në vazhdimësi përmes telefonit dhe faqes online të Agjencisë pranohen ankesa nga qytetarët.

Sadiku thotë se përderisa pranohen ankesa nga qytetarët atëherë veç se janë të njoftuar për të drejtat e tyre, po ka kohë që nuk janë bërë anketa në terren rreth njohurive të përgjithshme të qytetarëve.

“Deri tani kemi pranuar 48 ankesa, shumica e këtyre kanë të bëjnë me marketingun, ku qytetarët ankohen online në platformën tonë, japin arsyet apo thirrjes përmes kompanive me telefona të ndryshëm që i ofrojnë shitjet e produkteve pa pasur pëlqim paraprak ku me ligjin e ri dhe të vjetër pëlqimi i qytetarit është baza e parë e rëndësishme për fillimin e marketingut nga kompanitë apo institucionet, pa pëlqimin e tij nuk mund të bëhet asnjë formë e marketingut të drejtpërdrejtë”, tha Sadiku.

Sadiku ka njoftuar për procedurat e shqyrtimit të ankesave deri në përfundimin e tyre.

“Ne në vazhdimësi thërrasim kompanitë, zyrtarët e agjencisë dhe i japim një rekomandim për ndërprerjen e marketingut si fazë e parë në mungesë të realizimit të inspektimeve dhe fillimit të zbatimit të rregullores së re për funksionalizimin e agjencisë e ndalojmë në këtë fazë në bashkëpunim me dy palët”, tha ai.

“Në momentin që e pranojmë ankesën e njoftojmë ankuesin që ankesa është pranuar dhe në afatin sa më të shkurtë e shqyrtojmë ankesën, hapi i dytë është kur zyrtari ynë i shkruan kompanisë ose institucionit ndaj të cilët është drejtuar ankesa dhe i kërkon sqarim rreth rastit në të cilën pretendon ankuesi, shpesh kompanitë vonohen në përgjigje ose pas thirrjeve të shumta vijnë në agjenci dhe bashkë me agjenci i diskutojnë pretendimet e ankuesit për shkeljen e pretenduar ose ankuesi që e ka paraqitë, si procedurë disa mund të vonohen por shpesh herë tentojmë që brenda 7 ditëve ta mbyllim si proces, pro ka ankesa që janë të natyrës serioze që marrin edhe më shumë kohë deri në 3-4 javë”, tregon ai.

Ai tha se në të kaluarën ka pasur shumë ankesa për qasjen në të dhënat personale nga bankat në Kosovë të cilat kanë krijuar kartela pa pëlqimin paraprak apo qytetarët janë thirrur për oferta marketingu.

Sipas tij, ky problem tashmë nuk ekziston, sepse bankat kanë filluar certifikimin e zyrtarëve të mbrojtjes së të dhënave sipas rregullores së re të Bashkimit Evropian.

Sadiku tha se së fundmi herë ka pasur ankesa prej votuesve jashtë vendit të cilët pretendojnë se u janë shkelur të drejtat duke iu publikuar të dhënat personale.  

Ai tha se ka qenë e tepërt ekspozimi i datave të lindjes së votuesve dhe se për këtë çështje janë duke pritur sqarim nga KQZ-ja.

“Ankesa së fundmi herë kemi pas sa i përket listës së hapur të votuesve jashtë vendit të Kosovës ku ka qenë edhe data e lindjes dhe sinqerisht për këtë është vlerësuar që është tejkaluar qëllimi sepse numri i regjistrimit është faktor i rëndësishëm dhe emri dhe mbiemri i bollshëm për verifikimin e kësaj liste të votuesve jashtë vendit, kështu data e lindjes ka qenë e tepërt dhe e panevojshme të publikohet dhe ne kemi dhënë opinionin tonë që largohet data e lindjes dhe sipas ekspertizave tona mund të ketë edhe dy persona me emër, mbiemër dhe datë të lindjes së njëjtë”, tha ai.

“Ne kemi ftuar KQZ-në dhe po presim të takohemi me ta dhe ta shqyrtojmë deri në fund këtë çështje”, shton ai.

Sadiku tha se sfidë mbetet mos emërimi i komisionarit në këtë Agjenci ku deri më tani në këtë proces ka pasur dy dështime në përzgjedhjen e komisionarit.

“Sfida kryesore për mosfunksionalizim të institucionit është emërimi i komisionarit i cili është titullar i institucionit bazuar në ligjin e mbrojtjes së të dhënave është titullar i institucionit nga organizimi i ri, shqyrtimi i ankesës në shkallë të dytë, është nënshkrimi i tij i cili jep vendimin ekzekutueshëm final”, tha Sadiku.

Të ngjashme