50-vjeçarja nga Gjilani iku nga Ambulanta, pastaj infektoi tërë familjen

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Mjekja e QKMF-së në Gjilan Merita Ahmeti Krasniqi ka folur pas infektimit me koronavirus të familjes Shaqiri nga fshati Vrapçiq i kësaj komune.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se në QKMF në Gjilan, kanë qenë tre anëtar të kësaj familje, sipas saj 50 -vjeçarja, që tani më ka rezultuar pozitiv, kishte ikur nga Ambulanta kur i kishte thënë se po dyshon që është me Covid-19.

Ajo po ashtu ka treguar se dy paciente të tjera ju kanë thënë mjekëve se kanë simptome tjera dhe kanë thënë qe nuk kanë pasur kontakte me vende që kanë të bëjnë me Covid-19

Mjekja tutje ka thënë se sot do të ishte gjendja ndryshe po të mos vepronin në atë mënyre pjesëtarët e kësaj familje. Derisa ka bërë apel tek qytetarët e tjerë të Gjilanit që të jenë të sinqertë me doktorët.

Postimi i saj pa ndërhyrje:

Fatèkeqesisht e pèsuan keq familja Shaqiri , te unè kane qenè 3 paciente nga kjo familje Z. 50 vjeçaare qè ka rezultuar pozitiv ka ikur nga Ambulanta kur i thaash qe po dyshoj ne Covid19 ( sot nuk do te ishte ne gjendjen te cilen e ka ) dhe dy te tjera fatekeqesisht na dhanè simptome tjera dhe thanè qe nuk kemi pasur kontakte me vende qe kanè te bèjne me Covid19 . (Ato dy kishin pasur ardhur veqese nga vendet qè kanè covid19)Sot do ishe ndryshe nuk do ishte kjo gjendje e familjes po te ishin te drejteperdrejt

Ju lutem Qytetar te Gjilanit te jeni tè drejteperdrejt me neve Dr. Situata do jetè ndryshe ky eshte shembull i mire per te gjithè ne .

Fatemiresisht nga kjo situat Unè dhe stafi mjekèsor dolèm Negativ per Covit19. Falimnderit.

Të ngjashme