51 raste të reja me Coronavirus në Kosovë

Prishtinë | 07 Sht 2022 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 51 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 492 testime të bëra.

MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 91 persona.

Në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 536.

Nga fillimi i pandemisë janë administruar 1,835715 doza të vaksinës. 

Të ngjashme