53 pacientë po trajtohen nga Coronavirusi në Spitalin e Pejës, 15 prej tyre në gjendje të rëndë

Prishtinë | 03 Sht 2020 | 09:34 | Nga Ekonomia Online

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 53 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 3 janë në Respirator, 38 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 15 pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Ndërsa janë  3 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.  Nga Personeli i Spitalit aktualisht janë të infektuar 2 Mjek, 4 Infermierë dhe 3 punëtor Shërbimeve Teknike.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 187 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

11 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore.

195 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,689 analiza, ndërsa janë kryer 9 Operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 115 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 92 Rëntgena, 15 EHO dhe 8 CT-ja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme