53-vjeçari që vdiq sot ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar në Vërmicë

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Dogana e Kosovës i ka shprehur ngushëllime familjes së oficerit doganor, i cili sot vdiq pas infektimit me COVID-19.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Dogana ka njoftuar se 53-vjeçari ishte ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000 dhe se së fundi ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës.

“Kjo është një humbje e madhe për Doganën pasi i ndjeri ishte një ndër oficeret doganor të parë i rekrutuar që nga viti 2000, i cili ka dhëne kontribut të çmuar në ndërtimin e Dogana duke shërbyer me profesionalizëm në shumë njësi të cilat edhe i themelojë dhe funksionalizojë. Së fundi i ndjeri ishte udhëheqës i pikë kalimit kufitar të Vërmicës”, thuhet në njoftim.

Ndërron jetë oficeri doganor i infektuar me COVID 19 Prishtinë 23 prill 2020 sot në klinikën infektive ka ndërruar…

Gepostet von Dogana e Kosovës am Donnerstag, 23. April 2020

Të ngjashme