55 qytetarë të kthyer nga Zvicra vendosen për 14 ditë në karantinë

Prishtinë | 27 Mar 2020 | 10:43 | Nga Albana Hajdari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kanë mbërritur në Qendrën e Studentëve 55 qytetarë nga Zvicra të cilët do të qëndrojnë 14 ditë në karantinë, raporton Ekonomia Online.

Për të parë nga afër punën që po bëhet në këtë qendër, për vizitë të premten ishte edhe kreu i shtetit Hashim Thaçi.

Thaçi, potencoi se vendosja e qytetarëve në karantinë është për të mirën e vendit dhe shëndetin e të gjithëve. Thaçi premtoi mbështetje në luftimin e Coronavirusit.

“Vendosja e qytetarëve janë nga jashtë është për të mirën e tyre dhe të Kosovës. Dhe shëndetin e gjithë shoqërisë”.

“Është inkurajuese ky vullnet dhe punë e shkëlqyer për cilindo rast të ri që mund të paraqitet në Kosovë dhe duhet të ketë siguri. Institucionet duhet të vazhdojmë të japim mbështetje”, tha Thaçi.

Drejtori i QS-së, Fatmir Sfishta, deklaroi se mori mbështetje nga presidenti për të tejkaluar situatën e krijuar nga coronavirusi.

“Jam i nderuar që presidenti e viziton QS që është shndërruar në kantinë. Është  një kuraje shtesë. Na dha përkrahjen maksimale për të tejkaluar këtë krizë. Jemi të gatshëm për qytetarët për t’i ofruar kushte të reja në këtë gjendje. Varet prej IKShP-ja se sa do të qëndrojnë dhe si do të veprohet për lirim”, tha ai.

Fluturimi i qytetarëve shqiptar në Zvicër është organizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit.

Deri më tani në Qendrën e Studentëve e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës ishte lëshuar për karantinë, janë vendosur gjithsej 230 qytetarë të kthyer në mënyrë të organizuar të cilët kishin mbetur jashtë vendit.

Fillimisht ishin kthyer 10 persona të Ekipit Kombëtar të Boksit, pastaj 40 qytetarë nga Turqia dhe 180 nga Gjermania. Ndërsa nesër këtij numri do t’i bashkohen edhe 55 nga Zvicra.

Mirëpo, nga ky numër kanë mbetur të kthehen në Kosovë edhe 549 persona të tjerë.

Deri më tani sipas Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike, 86 persona kanë rezultuar pozitiv me Coronavirus.

Të ngjashme