57 vjeçari që vdiq në Istog e zuri muri i mullirit derisa po priste për ta bluar grurin

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 16:00 | Nga Ekonomia Online

Një rast tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Vrellë të Istogut.

Një person i moshës 57 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e shembjes së murit të mullirit të “Fadil Sylëve”.

Shkaku i shembjes së këtij muri është vjetërsia.

Në momentin kur ndodhi rasti tragjik tashmë i ndjeri ishte duke pritur për ta bluar grurin, raporton Klankosova.tv.

Banorët e një shtëpie afër këtij mulliri i than Klan Kosovës se po ndjehen të rrezikuar pasi që shembja e ka marrë edhe një pjesë e oborrit të tyre dhe mundet që të shembet edhe shtëpia e tyre.

Të ngjashme