58 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 22 Nën 2019 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetetetë (58) aktakuza kundër gjashtëdhjetenjë (61) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona, si dhe janë bërë dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit të dy (2) personave.

Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një automjeti të tipit “SUZUKI VITARA”, rimorkio dhe çelësi i automjetit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar katër (4) persona, të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër njëzeteshtatë (27) personave për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka ngritur katër (4) aktakuza për pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, janë ndaluar pesë (5) persona për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar gjithsej gjashtë (6) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka bërë kërkesë për sekuestrimin e një automjetit, rimorkios dhe çelësin e automjetit, të cilat dyshohen se janë përdorur në kryerjen e veprës penale. Gjatë ditës se enjte, Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur gjithsej shtatë (7) aktakuza ndaj gjithsej shtatë (7) personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprat penale, “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, “ Shmangia nga tatimi “ , “ Mashtrimi”, dhe veprën penale “ Shantazhi”.

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar dhe ka ngritur dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për vepra të ndryshme penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme