6 të lënduar në një aksident në Podujevë: Policia flet për rastin

Prishtinë | 29 Pri 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur gjatë pasdites së sotme në fshatin Bradash të Podujevës.

Ashtu siç e konfirmon për Metron, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, ku të përfshira ishin tre vetura.

Ajo tutje shtoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut.

“Sot rreth orës 15:00 në fshatin Bradash të Podujevës, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë tri automjete. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident janë lënduar 6 persona. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka përfunduar Ahmeti.

Të ngjashme